Tritol banesës së policit të Rinasit, shoqërohen 10 persona. Dyshimi: Për shkaqe pronësie

Rreth orës 21.30 të mbrëmjes së djeshme, një sasi e vogël eksplozivi u vendos në banesën e Arben Kajmakut në Fushë-Prezë, ku si pasojë e shpërthimit u dëmtua bordura prej betoni.

Sipas policisë, nuk ishte hera e parë që u kërcënua efekti i Rinasit, pasi edhe me datë 25 nëntor të këtij viti, i vunë lëndë eksplozive në oborr ku u thyen vetëm disa xhama.

Vetë 43-vjeçari mohon të ketë probleme në lidhje me punën ose probleme të tjera.

Policia dyshon për konflikt pronash pasi vjehrri i policit është në konflikt pronësie me disa persona dhe në këtë konflikt dyshohet të jetë përfshirë dhe Arben Kajmaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?