Tritol digës së rezervuarit. Ja ku ka ndodhur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në një fshat të Hasit.
Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vendosur një sasi eksplozivi duke shkatërruar saraçineska kryesore dhe një pjesë betoni të digës së rezervuarit në fshatin Sefoll.
Burime nga policia e Hasit, kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10, në fshatin Sefoll.
Shpërthimi është dëgjuar nga banorët të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Këta të fundit thanë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

