Tritol në banesën e kryebashkiakut, në pranga autori. Ja emri

Policia e Matit arreston 37-vjeçarin nga Burreli si  autor i dyshuar i dy ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur  caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton  se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”, parashikuar nga nenet 152 e 278/2 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?