Tritol nënës, mesazhe nga Londra për djalin në burg

Atentatet me eksploziv ndaj një gruaje në Tiranë mund të jenë mesazhe që i drejtohen djalit të saj 26-vjeçar, që ndodhet i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash. Hetuesit në Tiranë do të kërkojnë zyrtarisht ndihmën e kolegëve britanikë për lidhjen e ngjarjeve në kryeqytetin shqiptar me luftën mes dy grupeve kriminale, në kryeqytetin britanik.

Bruneta Aliaj, 55 vjeç, është vënë sërish në shënjestër të sulmeve me eksploziv. Paraditen e së mërkurës, në hyrje të dyqanit të saj pranë Tregut Elektrik në kryeqytet është gjendur një kallëp tritoli me fitil përcjellës e bërë gati për shpërthim. Ky është rasti i dytë që 55-vjeçarja bëhet objekt sulmi me eksploziv.

M.M. prej vitesh emigrant në Britaninë e Madhe është një person i njohur për autoritet policore të Londrës. Sipas të dhënave nga Agjencitë ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, 27-vjeçari është i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogave të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

6 muaj para atentatit të parë që shpërtheu në makinën e nënës së tij, M.M. u arrestua në Londër në një operacion ndërkombëtar me përfshirjen edhe të FBI-së, për pastrim parash sëbashku me një shtetas spanjoll dhe një çift kinez me shtetësi gjermane dhe franceze. 4 personave iu kapën rreth 800 mijë paund në dhomën e një hoteli. 40 ditë pas atentatit, djali i Bruneta Aliajt u dënua me 20 muaj burgim për veprën penale të pastrimit të parave dhe përfshirja në grup kriminal./Klan Plus/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?