Tritoli në makinë, nëndrejtori i ALUIZNI të Durrësit: S’kam konflikte

Shpërthimi me tritol ndaj automjetit të nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi duket se ka qenë një paralajmërim.

Ngjarja ndodhi në sheshin “Taulantia” të qytetit bregdetar, rreth orës 18:15, ku pas shpërthimit, mjeti fuoristradë “Land Rover” me targa AA 780 OL është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, pasi makina në pronësi të shtetasit A.S, por që përdorej nga nëndrejtori i ALUIZNI-t, Gerti Aleksi, ndodhej e parkuar në momentin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe teksa burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur pas ndonjë konflikt i mundshëm që Aleksi mund të ketë pasur me persona të tjerë, ose për shkak të detyrës, ai vetë gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, rreth ngjarjes në fjalë janë shoqëruar deri tani 14 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?