Tronditëse/ 13-vjeçari nën akuzë, kreu seks me 6 vjeçaren

Ndaj një 13 vjeçari ka nisur procedimi penal në Berat, për shkak se akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 6 vjeçare. Ka qenë nëna e vajzës, një 22 vjeçare me iniciale M.Zh, ajo që ka denoncuar rastin në polici.

“Në Berat më datë 15.11.2016, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.S 13 vjeç, banues në Berat, pasi në bazë të kallëzimit të shtetases M.Zh 22 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se shtetasi K.S ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijën e saj shtetasen S.H 6 vjeçe, banuese në Berat”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari”.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?