Tronditet Laçi, shpërthim eksplozivi në një banesë
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 00:57
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një banesë në fshatin Gurëz të Kurbinit. Gjatë orëve të natës një sasi eksplozivi mësohet se ka shpërthyer në banesën e familjes Kastrati.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale pasi familja e gjitha mësohet se ndodhet në emigracion dhe banesa ka qenë bosh.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

