Tsipras dhe Zaev nominohen për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe ai i Maqedonisë Zoran Zaev janë nominuar nga Parlamenti Europian për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019.

Motivi i këtij nominimi është pikërisht arritja e “Marrëveshjes së Prespës”, e cila zgjidhi ngërçin prej tre dekadash mes dy vendeve.

Liderët e grupit socialist dhe demokrat (S & D) në Parlamentin Europian, grupi i kryesuar nga Udo Bullmann i të Gjerlbërve /Aleanca e Lirë Europiane (EFA) Ska Keller dhe e majta e bashkuar europiane-E majta e gjelbërt nordike (GUE / NGL) Gabbi Zimmer shprehën mbështetjen e tyre pro kësaj kandidature.

pas votimit në parlamentin grek, krzeministri i Maqedonisë uron homologun e tij grek duke u shprehur se kanë arritur një marrëveshje historike për të dz popujt. “Urime miku im Aleksis Tsipras, së bashku me popujt tanë kemi arritur një fitore historike. Me jetë të gjatë marrëveshja e Prespës! Për paqen e përjetshme dhe përparimin e ballkanit në Evropë”.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Ndërkohë që në Kuvend ka pasur akuza të forta nga Agimi i Artë në drejtim të deputetëve që votuan pro, të cilët i kanë quajtur tradhtarë.

Jashtë Kuvendit janë zhvilluar protesta të shumta nga ana e qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar marrëveshjen.

SHKARKO APP