Turi i Ramës në diasporë, Burimi: Nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi, ka komentuar turin me diasporën që do të nis këtë të dielë kryeministri Edi Rama, ku thotë se kryesocialisti nuk do të gjejë mbështetje tek emigrantët shqiptarë. Për të Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët, dhe shton se nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Nga ana tjetër, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

SHKARKO APP