FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turistja amerikane rrëfen tmerrin: Autobusi u përmbys në pak sekonda, shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme

Një turiste amerikane me emrin Debora ka rrëfyer momentet dramatike të aksidentit tragjik që ndodhi këtë në martë në aksin Tiranë-Durrës pranë qendrës tregtare QTU, ku humbi jetën shoferi 36-vjeçar dhe u plagosën 12 persona të tjerë. Në një prononcim për mediat, ajo ka treguar se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se autobusi filloi të humbte stabilitetin, duke krijuar panik mes pasagjerëve. Sipas saj, brenda pak sekondash situata u kthye në kaos, me njerëz të plagosur dhe të mbuluar me gjak që thërrisnin për ndihmë. Ajo theksoi se pasagjerët në anën e majtë të mjetit kanë pësuar plagët më të rënda, pasi në atë pjesë ka depërtuar barriera metalike e rrugës.

Nga ana tjetër, shefi i Spitalit të Traumës, Agustin Suma tregon se janë pesë pacientë po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa dy prej tyre janë shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. ”5 pacientë po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Dy prej tyre janë shtetas të huaj dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Pesë pacientë të tjerë janë në gjendje të stabilizuar dhe sipas ekipit mjekësor, nuk paraqesin rrezik për jetën”,-u shpreh ai.

Sipas shefit mes të lënduarve ndodhen edhe dy të mitur. ”Kemi edhe dy të mitur. Njëri është në gjendje të stabilizuar, ndërsa tjetri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale”,-deklaroi shefi i Spitalit të Traumës. Viktimë mbeti vetëm shoferi nga Berati, Redion Hasimi. Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shoferi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin e mjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Intervista e plotë e turistet amerikane

Swiss Digital Mobile Reklama

Turistja: Po shikoja poshtë dhe më pas ngrita kokën. Ndjeva autobusin që po dilte nga rruga. Kur ngrita sytë, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Papritur autobusi u përmbys në krah dhe njerëzit nisën të bërtisnin. Gjaku po më pikonte, sepse unë isha në anën e poshtme. Fillimisht kontrollova nëse isha mirë, pastaj dola jashtë. Pas meje po dilte edhe një person tjetër dhe ne dolëm nga pjesa e pasme e autobusit. Njerëzit ishin të gjakosur, bërtisnin. Menjëherë erdhën për të ndihmuar njerëzit nga ndërtesa aty pranë. Ndaluan edhe makinat. Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm, më sollën ujë. Kjo ishte e gjitha. Unë pata shumë, shumë fat. Falë Zotit…

Gazetari: Ju jeni i vetmi që nuk ndodheni në spital?

Turistja: Po. Ishte edhe një djalë nga Kolumbia, në Amerikën e Jugut, dhe unë jam nga Shtetet e Bashkuara. Për të tjerët nuk e di. Arrita të marr të gjitha sendet e mia, gjithçka.

Gazetari: Cili ishte destinacioni juaj?

Turistja: Nesër kthehem në SHBA. Fluturoj nga këtu për në Londër dhe më pas nga Londra për në Amerikë.

Gazetari: Keni ndonjë problem?

Turistja: Jo.

Gazetari: Jeni mirë?

Turistja: Po.

Gazetari: Mirë.

Turistja: Më duket se…

Gazetari: Po ajo plagë?

Turistja: Është e vjetër. Nuk e kam parë mirë fytyrën. E kam fshirë pak, por kisha gjak nëpër këmbë, megjithëse nuk ishte gjaku im. Mezi pres të shkoj në dhomë dhe të bëj një dush.

Gazetari: Si ishte shoferi i autobusit?

Turistja: Nuk e di. Gjatë gjithë rrugës ai lëvizte paksa në mënyrë të paqëndrueshme. Mendova se ndoshta ishte normale për autobusin, por nuk e di.

Gazetari: Kishte kondicioner?

Turistja: Po. Por ai e kishte hapur pak pjesën e sipërme që të hynte ajër.

Gazetari: Në cilën anë ishit ulur?

Turistja: Isha ulur në anën e djathtë, në sediljen e dytë. Mu duk se personat që u plagosën më rëndë ishin në anën e majtë të autobusit. Edhe i riu nga Kolumbia ishte në anën e djathtë. Shoferi humbi jetën. Ata që ishin në anën e majtë duket se pësuan plagë të rënda.

Gazetari: Si ishte përvoja juaj në Shqipëri?

Turistja: Deri në këtë moment ishte e mrekullueshme. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Më pëlqeu shumë. Fatkeqësisht, ky aksident është ajo që do të më mbetet në kujtesë. Por nuk ishte faji i askujt. Ishte thjesht një nga ato ngjarje që ndodhin.

Lexoni edhe:

Aksidenti tragjik, shefi i Traumës jep detajet: 5 persona në operacion, mes tyre 2 shtetas të huaj

Aksidenti tragjik, spitali i Traumës: 7 persona në gjendje të rëndë

Dyshimi i parë për shkakun e aksidentit tragjik në autostradë

Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, ndërpritet seanca plenare në Kuvend

Tragjedia në autostradë/ Humb jetën shoferi, dyshohet se pësoi infarkt! 12 të plagosur shtrohen tek Trauma

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?