Turku kapet “mat” në Kapshticë, fshihte në kamion 6 klandestinë afganë

Një 54-vjeçar turk është arrestuar nga policia shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi po transportonte klandestinë me kamion, drejt Shqipërisë.

Gjatë një kontrolli me skaner të ushtruar në kamionin tip “Ford” me drejtues shtetasin E.M, banues në Turqi, janë konstatuar të fshehur në rimorkion e mjetit 6 shtetas afganë.

Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, dhe po punon për të zbardhur më tej ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit me skaner në një mjet kamion tip “Ford” me drejtues shtetasin turk E.M, 54 vjeç, banues ne Turqi, janë konstatuar të fshehur në rimorkion e mjetit 6 shtetas afganë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me rastin, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?