Turqia: Informacione sekrete mbi Gulenistët në 38 vende. Mes tyre edhe Shqipëria e Kosova
Turqia ka mbledhur informacione sekrete mbi aktivitetet e ndjekësve të lëvizjes Guleniste, përmes imamëve në 38 vende të ndryshme. Gazeta turke, “Hurriet” njofton se Departamenti i Çështjeve Fetare ka qenë institucioni që qëndron pas këtij gjurmimi dhe në dritën e informacioneve që ka mbledhur ka zhvilluar edhe një seancë dëgjimore me Parlamentin turk.
“Diyanet ka mbledhur informacione për gulensitët në Abkazi, Gjermani, Shqipëri, Australi, Azerbajxhan, Bjellorusi, Blegjikë, Bosnje, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë…Kosovë, Maqedoni, Rumani…etj”, raporrton “Hurriet”.
Po kështu gazeta shton se në dosjet e përgatitura janë përfshirë edhe fotografi që dyshohet se janë të lidhur me lëvizjen Guleniste, diçka që konfirmon një aktivitet të mirëfilltë spiunazhi. Me interes të veçantë është shfrytëzimi I imamave për mbledhjen e informacionit, që e bën të nevojshëm një mbikëqyrje të re mbi aktivitetet e selive fetare edhe në Shqipëri.
Respublica.al

