U arratis në mënyrë spektakolare nga burgu Italian, kapet pas 3 javësh shqiptar
Besnik Mirra është shqiptari që arriti të arratisej nga burgu Italian, aventurë e cila i zgjati vetëm 3 jave pasi ka rënë sërish në prangat e policisë.
Besnik Mirra i shpëtoi rojeve të burgut në mënyre spektakolare më datë 17 mars nga burgu San Michele në Alessandria.
Policia e ka kapur atë gjatë ditës së djeshme. 37-vjeçari shqiptar është arrestua ndërsa fshihej në një kamp rom në provincën e Milanos.
Në momentin e arratisjes, i burgosuri Besnik Mirra, i cili ishte i punësuar si punonjës pastrimi në burgun e San Michele, po punonte mes murit rrethues të strukturës që lidhej me parkingun e jashtëm.
Duke përfituar nga mosfunksionimi i telekamerave të mbikqyrjes 35-vjeçari shqiptar arratiset pa lënë gjurmë.


