U arrestua pasi u kap me dy armë zjarri, Fjolla Morina është dy muajshe shtatzënë

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila u arrestua për armë mbajtje pa leje është shtatzënë. Ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë dhe do të bëhet nënë për herë të tretë, ndërkohë që është nënë e dy vajzave me baballarë të ndryshëm.

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete. Pas ngjarjes përfundoi në spital pasi nuk ndihej mirë. Pritet që të jepet masa e sigurisë, ndërsa Morina mund të përfitojë zbutje të dënimit për shkak të shtatzënisë.

Në deklaratën e saj përball organit të akuzën, Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar në çantë. Gjithashtu ajo ka dhënë detaje dhe mbi personin që ia ka dhënë armën, ku është shprehur se ai është nga Gjermania por tashmë ka vdekur dhe nuk jeton më.

Gjatë momentit të arrestimit ajo ndodhej në makinë me dy persona të tjerë të cilët janë identifikuar si Fitim Muji dhe Fisnik Syla.

Syla dhe Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

SHKARKO APP