U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Enkeleida Hoxha shoqërohet në Prokurori për t’u marrë në pyetje
Prokuroria do të marrë në pyetje gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha.
Hoxha është shoqëruar mesditën e sotme nga paraburgimi në SPAK, ku pritet të merret në pyetje, një procedurë kjo rutinë, kur nuk ka marrje në pyetje para arrestimit, përcaktohet që kjo të ndodhë brenda 5 ditësh nga arrestimi.
Gjyqtarja Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë me akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se lironte persona me dënime të rënda kundrejt pagesave. /BW