U dënuan në Belgjikë, në Shqipëri vunë pasuri, ngritën shoqëri transporti

Apartamente, dyqane dhe sipërfaqe toke në pronësi por dhe një shoqëri transporti ishin në pronësi të familjarëve të dy të dënuarve për trafik droge në Belgjikë.

Të dënuarit janë Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korça.

Pronat janë sekuestruar nga prokuroria e Krimeve të Rënda pasi Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila është duke kryer hetim pasuror ndaj ketyre shtetasve dhe familjareve te tyre, ne kuader te ligjit te njohur si “Antimafia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Pasurite e sekuestruara ne emer te familjareve Duzha (Dule)
– apartament me sip. 75 m2 ne Plazh, Durres
– njesi tregtare (dyqan) ne Plazh, Durres
– toke are, me sip. 420 m2 ne Berat

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Pasurite e sekuestruara ne emer te familjareve Gengo
– toke are, me sip. 1450 m2 ne Plase-Korce
– toke are, me sip. 865 m2 ne Plase-Korce
– toke are, me sip. 790 m2 ne Plase-Korce
– nje automjet tip Kamion “Man”
– nje automjet tip “Jeep”

“Ne nje prej pasurive te paluajtshme, familja Gengu ka si seli edhe nje shoqeri transporti, te regjistruar ne Qendren Kombetare te Regjistrimit (QKR)” informoi sot zyra e shtypit e prokurorise.

Te denuar per trafik droge

“Shtetasit Duzha dhe Gengo jane shpallur fajtor dhe denuar ne Belgjike, se bashku me disa te tjere, pasi jane akuzuar se jane perfshire ne trafik dhe shperndarje lendesh narkotike ne vitet 2013-2014.

Prokuroria per Krime te Renda nisi hetimin ne baze te kerkeses per ndihme juridike nga ana e autoriteteve belge, te cilat kishin krijuar dyshimin se Duzha dhe Gengu kishin transferuar ne Shqiperi te ardhura qe kishin krijuar nga aktiviteti i tyre kriminal.

Prokuroria per Krime , ne baze te hetimeve te deritanishme, ka evidentuar disa pasuri te paluajtshme, per te cilat te dyshuarit dhe familjaret e tyre nuk kane pasur mundesi reale per t’i krijuar me burime te ligjshme financiare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?