“U detyrua të linte punë për mua”, Flet vajza e pompistit që qeveria e çoi infermier në Itali: Ka mbaruar shkollën për mjekësi!

Ditën e sotme u shkrua në media se njëri nga personat që u dërgua në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit nuk ishte mjek në profesion, por pompist në një karburant në Vlorë.

Bëhet fjalë për Qazim Ismailin, për të cilin u deklarua se nuk ka eksperiencë në mjekësi dhe deri para pak ditësh vijonte të punonte si pompist.

Lajmi është përgënjeshtruar nga vajza e tij e cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania duke bashkëngjitur edhe materialin që vërteton se Qazim Ismaili është mjek në profesion, dhe gëzon disa tituj.

“Nuk kam arsye për të qënë anonim. Jam Artjola Ismaili, vajza e Qazim Ismailit, mjekut që shkoi në Itali për të cilat qarkullojnë edhe shumë lajme. Këtu në Shqipëri janë zakon keqinterpretimet e çdolloj lajmi apo fjalimi. Dhe do të doja të sqaroja të gjithë këto lajme që më vjen me të vërtetë neveri. Po babi im ka punuar pompist, e vërtetë, e çdo të të thotë kjo??? Edhe një përgjegjes për një periudhë mund të jetë pjatalarës, nuk është turp që të punosh, e sidomos për të siguruar të ardhurat e familjes. E kjo nuk tregon që babi im nuk është mjek, boll me këto lajme. Babi im ka bërë shkollën për mjekësi, ka lejen e mjekut, ka kaluar edhe provimin në Itali për të filluar punën ndershmërisht sot atje. Janë të gjitha të dokumentuara edhe për eksperiencën e punës disa-vjeçare në Itali, si dhe tek spitali nr.2 në Shqipëri. Për faktin se unë isha e vogël dhe kisha nevojë për një operacion në zemër, u detyrua që të linte punën dhe të kthehej për mua,” -sqaron ajo.

SHKARKO APP