U dhunua rëndë nga motrat Berisha, reagon Klea Prenga: Personi që më sulmoi nuk ka burrë, nuk kam ndërhyrë në familje

Klea Prenga, e reja që dyshohet se u sulmua brutalisht në një restorant në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Ajo shprehet se ndaj saj janë hedhur akuza të rënda dhe nuk ka ndërhyrë në familje, pasi sipas saj, personi që e dhunoi nuk ka burrë.

Teksa ka ndarë një foto me qepjet në fytyrë pas plagës së shkaktuar nga thyerja e gotës, ajo thotë se do të vazhdojë krenare sepse “asgjë nuk merret me forcë”.

“Akuza të rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjelle akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem.

Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe nuk ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulet shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ato nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjedhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet.

Është e rëndësishme që të kuptojmë se sjellja e tyre reflekton më shumë më tepër sesa për ne. Njerëz që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për shmangur reflektimin mbi problemet e veta. Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm.

Ne vend që të lejoj që këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevoje të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqendruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të më rrëzojë.”-thuhet në reagimin e saj.

Ishte Klea Prenga ajo që bëri denoncimin me emra dhe mesazhin kërcënues pasi u dhunua, ndërsa lidhur me ngjarjen policia njoftoi se ka shpallur në kërkim dy motrat Berisha për veprën penale, “plagosje e rëndë me dashje”.

SHKARKO APP