U gjetën 22 kg mbetje kanabis poshtë urës, arrestohet 29 vjeçari

Kapja e një sasi prej 22 kg e 50 gram mbetje bimore narkotike një ditë më parë, ka çuar në pranga edhe pronarin e drogës.

Policia e Korçës thotë se ka arrestuar shtetasin Gjergji Tallko, 29 vjeç, banues në qytetin juglindor.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në mjetin me targa AA657CS si edhe në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej  233 gramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi i mësipërm mund të jetë autor i ngjarjes së ndodhur në rrugën Korçë-Mali i Moravës, ku poshtë një ure janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 kg e 500 gr mbetje bimore të lëndës narkotike Cannabis Sativa. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?