U grabit dhe dhunua nga maskat, 77-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën
77-vjeçari, i cili u dhuna dhe grabit bashkë me bashkëshorten e tij gjatë ditë së djeshme është në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. “BalkanWeb” mëson se M.E. 77 vjeç është dërguar me urgjencë nga Durrësi drejt kryeqytetit.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Shkallnur, ku 3 autorët e maskuar dhe të armatosur pasi lidhën dhe dhunuan bashkëshortët M.E. 77 vjeç e Sh.E. 69 vjeçe kanë marrë 60 mijë lekë dhe janë larguar.
Ngjarja:
“Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe SH.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë.
Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, deklaron policia.

