U kap me 5.6 kg kanabis – Në kërkim vëllezërit që i dhanë makinën bullgares

5.6 kg është sasia e kanabisit me të cilën u kap në pikën kufitare të Qafë Thanës një ditë më parë shtetesja bullgare Maria Piskova Kurtanovic, 28 vjeçe, banuese në Pazarxhik Pllavdiv.

Lënda narkotike u gjet në pjesën e prapakolpit të automjetit tip”Mercedes-Benz” me targa BL987TS me të cilin po udhëtonte e reja bullgare, e ndarë në 21 pako.

“Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 5,6 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër nga Saranda K.N 42 vjeç dhe S.N 54 vjeç, pasi

Swiss Digital Mobile Reklama

dyshohet se këta shtetas i kanë dhënë në përdorim mjetin tip “Benz” me targa BL 987 TS, me të cilin u kap shtetasja bullgare.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan:

-21 pako me peshë 5,6 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva

-Mjeti tip “Benz” me targa BL 987 TS

-70 Euro

-1 aparat celular

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?