U kap me 863 mijë euro dhe 2 patentat e Saimir Tahirit, Orest Sota kërkon lirinë
Biznesmeni Orest Sota depoziton ankim pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Pak ditë më pare ndaj tij u dha arrest me burg. Biznesmeni 25-vjeçar u ndalua nga policia ne oborrin e kompanisë Kurum, pasi në makinë iu gjetën 863 mijë euro.
Ankimi u depozitua paraditen e sotme nga avokati Fatmir Braka. Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke bërë hetim pasuror ndaj Sotës.
Në gjyq gjatë caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” prokurorët e Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj dhe Gent Osmani deklaruan se ka dyshime se paratë e gjetura në makinën e Orest Sotës i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

