U kërkua procedurë e përshpejtuar për shqyrtimin, rrëzohet kërkesa e PD për pr/ligjin që ul çmimin e naftës
Mazhoranca ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e PD për të nisur procedurën e përshpejtuar sa i përket projektligjit të propozuar për naftën.
Le ta miratojmë këtë projektligj sot, për të shprehur vullnetin politik se do t’i reduktojmë taksat e naftës dhe bashkë me to, do të miratojmë edhe një mekanizëm që jo vetëm menaxhon sipas standardeve më të mira europiane rezervën e sigurisë, por siguron transparencë.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, tha se nuk mund të sillet për t’u votuar një projektligj, i cili nuk ndodhet në rendin e ditës.
KOHA JONË SONDAZH

