U marrin 26 mijë euro afganëve në Kakavijë, arrestohen
Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia në Kakavijë, pasi po trafikonin 26 shtetas nga Afganistani.
Në pranga përfunduan Lorjan dhe Leart Grembi, përkatësisht 28 dhe 33 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i tyre u bë gjatë natës së shkuar, ndërsa u kishin marrë nga 1 mijë euro për person.
“Në datë 18.11.2016, rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare, në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino” u bë e mundur kapja e 26 shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqiptar. Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person”, sqaron Policia e Shtetit.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Gjirokastrës për ndjekje të mëtejshme.
/Ora News/

