U mjekua para 4 ditësh për dhimbje të forta, gjendet i vdekur në banesë 24-vjeçari
Katër ditë më parë ai shkoi pranë Qendrës së Traumës pasi kishte dhimbje të forta, por dyshohet se i kanë dhënë mjekim të gabuar ç’ka ka shkaktuar vdekjen e 24-vjeçarit.
Policia e Tiranës bën me dije se i riu është gjetur i vdekur brenda banesës së tij tek “Don Bosko”
Nga veprimet e kryera rezulton, se më datë 28.11.2016, E.Dh, vjeç 24 ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën e Traumës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Shkak për vdekjen e tij dyshohet të jetë bërë hemorragjia e brendshme, ndërsa pritet që autopsia të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se në momentin kur ka ndërruar jetë i riu të ketë qEnë nën efektin e alkolit.

