Në rrjetet sociale flitet për viktima pas protestës, Ministria e Shëndetësisë del me deklaratë zyrtare

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave që u paraqitën në spital pas protestës, duke konfirmuar se nuk ka pasur humbje jete në strukturat spitalore. Reagimi vjen si sqarim për lajmet që po qarkullojnë prej orësh në rrjete sociale, që flasin për humbje jete.

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës është paraqitur një protestues, i cili po kryen ekzaminimet e nevojshme mjekësore. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i vetëdijshëm.

Në të njëjtin spital ka marrë ndihmë mjekësore edhe një efektiv policie, i cili, pas trajtimit, është larguar me këshillën e mjekut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur tre protestues me lëndime të lehta. Dy prej tyre janë larguar pasi kanë marrë trajtimin përkatës, ndërsa i treti vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?