U shkarkua nga detyra, flet ish-drejtoresha e burgut të grave: Ju tregoj sebepin, por pres momentin të…

Xhoi Jakaj, drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë, IEVP “Ali Demi” është shkarkuar pak ditë më parë nga puna për motive ende të paqarta.

Një ndër drejtuesit më korrekt në sistemin e burgjeve, Jakaj e ka bërë vetë publike këtë gjë duke shkruar se dita e shkarkimit përkon me ditën e emërimit dy vite më parë.

Por në një prononcim të parë për “BalkanWeb” Jakaj tregon edhe sebepin e shkarkimit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj ky ka qenë një shkrim i botuar nga ajo vetë në një media, ku kërkonte amnisti për dy gra të sëmura në burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ish-drejtoresha thotë se do të presë momentin e duhur për të folur më tepër për këtë shkarkim.

“Nuk dua të flas. Po pres momentin e duhur. Sebepi ka qenë një shkrim në gazetë për një amnisti për dy gra të sëmura, njëra me kancer dhe një me alzaimer. Por, ky është vetëm sebepi Për momentin nuk dua të flas më gjatë”, tha Jakaj.

Ajo qëndroi për dy vjet në detyrën e drejtoreshës së burgut të grave në IEVP “Ali Demi”.

Ndërkohë në një status pak ditë më parë në “Facebook”, Jakaj shkruante se nuk do resht së foluri dje, sot, nesër e përgjithnjë në mbështetje të njerëzve në nevojë edhe nëse ajo ka kosto.

“Të dashur miq:
Si për ironi të fatit më datën 10 është emërimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut të grave, sot dorëzova detyrën në formën më qytetare e të civilizuar. Qeveria aktuale nuk e pa të arsyeshme vazhdimësinë time në këtë detyrë.
Gjatë 22 muajve në drejtimin e atij institucioni zbatova me përpikmëri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do resht së foluri dje, sot, nesër e përgjithnjë në mbështetje të njerëzve në nevojë edhe nëse ajo ka kosto, në punën e jetën time ka vend ndershmëria, virtyti, dhe e vërteta.
Për mua nuk ka punonjës dembel, të paaftë, as sistem të korruptuar, të tille i bëjnë drejtuesit kur ata nuk drejtojnë me parime dhe shembuj konkret, unë ia dola dhe po ik me kokën lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre. Mirënjohje për gjithë ata që më besuan e mbështetën”, shkruante Jakaj.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?