U vodhën 4 mijë euro në teatër, habit financierja: Lekët ishin të miat
Ka marrë një kthesë të pazakontë ngjarja në teatrin Skampa në Elbasan.
Si duket shuma e vjedhur prej 4 mijë eurosh nuk ishin nga shitja e biletave të teatrit por ishin të financieres.
Mësohet se ajo është shprehur në polici së shumën ia kishte dërguar ditën e djeshme i vëllai nga Gjermania dhe i kishte lënë në kasafortë për siguri, pasi bankat ishin mbyllur në fundjavë.
Financierja ka deklaruar të ardhurat e teatrit nga biletat nuk mbahen në kasafortë, por dërgohen menjëherë në bankë.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë teatrit për të zbardhur autorët. /albeu.com/

