U vra nga shoku i fëmijërisë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zukos: Boshllëk që asgjë s’mund ta mbushë

Ornela Zuko ka ndarë një mesazh prekës pas humbjes së rëndë që ka tronditur familjen e saj. Me pak fjalë, por me shumë dhimbje, ajo ka zgjedhur të kujtojë Joanin përmes një fotografie familjare, duke e përshkruar si “një shpirt të bukur”.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Zuko shpreh dhimbjen e thellë për humbjen, duke theksuar se është një plagë që nuk do ta kalojë kurrë. Ajo gjithashtu ka falënderuar të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë familjes në këto momente të vështira, duke e cilësuar humbjen e Joanit si “humbja më e rëndë e jetës sonë”. Një kujtim i ndarë me publikun, por mbi të gjitha një mesazh i një nëne që përpiqet të përballojë dhimbjen e pakufishme të humbjes së fëmijës.

”Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me keni derguar nje numur te pafundem mesazhezh në humbjen më të rëndë të jetës sonë. Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve. Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh. Me dhimbje dhe mirënjohje të përjetshme”,-shkruan ajo në rrjete sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?