Udhëtonte me shpejtësi 242 km, shqiptari arrestohet në Katalonja

Një shofer që udhëtonte me 242 kilometra në autostradë është arrestuar nga policia spanjolle.

Në pranga ka përfunduar një 26 vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me shpejtësi të “çmendur” në autostradë Ap-7, ku kufiri maksimal i shpejtësi është 120 kilometra në orë.

Autostrada në fjalë ndodhet në qytetin Girona të Riudellots de la Selva, në Katalonjë. Rasti është regjistruar të martën, ndërsa shqiptari është arrestuar ditën e djeshme (17 nëntor), ndaj të cilit rëndojnë dy akuza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari u zbuloi të udhëtonte me shpejtë tej normave të lejuara rreth orës 15:11 minuta të së martës në dalje të Girona Oest.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rezultuar negativ pas testit të alkoolit dhe drogës. Ai është dërguar në komisariat, ndërsa po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?