Ujësjellësi i ri i Sarandës/ Dervishaj: Garantojmë zhvillimin e turizmit në Sarandë
Inaugurohet ujësjellësi i ri i Sarandës. Një investim me që shkon në 7.6 milion euro dhe ka një zonë mbulimi 65 % të qytetit
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, bashkë me Ambasadoren Gjermane Susanne Schutz dhe kryetaren e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, kanë inauguruar dje ujësjellësin e ri të Sarandës. Ministri Sokol Dervishaj duke folur me këtë rast, tha se nga ky projekt i ri përfitojnë 30 mijë banorë të Sarandës, që kanë patur probleme në të kaluarën.
“Falenderoj KFË për këtë bashkëpunim të shkëlqyer dhe për këtë rezultat konktet për zhvillin ekonomik dhe turistik të Sarandës, për ti dhënë qytetit një infrastrukturë më moderne, për të shfrytezuar më mirë potencialin turistik. Ne duhet të kemi vazhdimësi për përmiresimin e ujësjellëskanalizimeve për Sarandën dhe gjithë Shqiperinë”,- tha Dervishaj.
Ministri shtoi se angazhimi i institucioneve është përmirësimi i jetës së banorëve. “Duhet të punojmë intensivisht për të përmirësuar jetesën e qytetarëve. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe partnerët sidomos BE dhe Gjermaninë që mbështet shumë Shqipërinë me projekte të ndryshme. Duhet një administrim sa më i mire i ujësjellësit për qytetarët për të mos ju krijuar kosto”,- tha ai.
Dervishaj shtoi se furnizimi më ujë është një detyrim dhe një angazhim që ka të bëjë jo vetëm më Ministrinë e Transpoteve, por edhe sektorin e turizmit. “Uji është jetik dhe detyrim për qytetarët dhe veçanërisht zonat turistike. S’mund të ketë turizëm pa furnizim cilesor me ujë. Me KFË arritëm ti sjellin Sarandës ujë dhe energji. A mjafton kjo që Saranda të shfrytëzojë potencialin e saj? Shumë e rëndësishme, por jo e mjaftueshme. Kemi planifikuar fillimin e punimeve për hyrjen e qytetit dhe besoj fillon shumë shpejt”,- u shpreh Ministri Dervishaj.
Gjithashut, ai bëri të ditur dhe investime të tjera që janë parashikuar në zonën e Sarandës dhe Delvinës me qëllim që kjo verë të mos ketë probleme si më parë më ujin. “Jemi duke përfunduar projektin me P.P.P për rrugën Kardhiq- Delvinë. Por prap Saranda meriton më shumë sepse është qytet portual dhe ka nevoje për një port me kapacitete turistike moderne, që turistët mos të vijnë nga rruga por edhe deti. Unë ftoj edhe KFË që të japi kontribut në këtë aspekt. Por prap mungon një element. Pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA, kemi mundësinë për një aeroport të 2-të. Në sytë e mi s’ka vend më të mirë se Saranda për këtë aeroport. Dhe besoj kjo do e bëj të pathyeshëm potencialin turistik të Sarandës”,- tha Dervishaj.
Ujësjellësi i ri i Sarandës, ka një vlerë investimi që shkon në 7.6 milion euro dhe ka një zonë mbulimi 65 % të qytetit.

