“Unaza”, Basha: VOA zbuloi se shteti ka falsifikuar dokumentet. Gjiknuri duhej të ishte në burg

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Zëri i Amerikës implikimin e zyrtarëve në dhënien e tenderit të kompanisë fantazmë DH Albania.

Sipas tij, “Zëri i Amerikës”, zbuloi që autoritet shtetërore kanë falsifikuar dokumentet për të futur në lojë këtë kompani.

“Komisioni i licensimit të kompanive të ndërtimit ka filluar procesin e licensimit të DH Albania para se kompania të ekzistonte edhe në letër,” tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lideri demokrat gjithashtu shtoi se është fakt tashmë që administrata ka pasur gisht në krijimin e kompanisë për të shembur shtëpitë e shqiptarëve dhe për zhvendosjen e Lanës për të mos prekur rezidencën e narkotrafikantit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se autori i kësaj vjedhje është kryeministri i vendit Edi Rama, pasi kompania që ka marrë përsipër këtë tendër është veçse instrument i vjedhjes.

Hetimet

Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj Prokurorisë, duke theksuar se ishte ajo prokurori që në rastin e protestuesve kuksianë vrapoi për të akuzuar dhe në rastin e këtij skandali ende s’ka reaguar, pavarësisht se faktet janë publikuar prej ditësh në media.

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se do ishin në burg 150 veta duke përshirë edhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjise Damian Gjiknuri për çështjen e Unazës së Madhe.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Basha u shpreh se kompania që ka marrë përsipër këtë tender është veçse instrument i vjedhjes dhe nëse do vepronte Prokuroria ministri dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës do ishin në burg.

“Korrupsioni qëndron në mënyrën si nuk po zbatohet ligji. Sot do kishte një megaproces. Nuk do ti zinte ai kafazi i hekurt po të vepronte Prokuroria. Do kishte 150 veta aty, nga nënshkruesi më i thjeshtë i ARRSH deri tek ministri i Infrastrukturës. Madje do kishte të pandehur edhe kryeministrin po të vepronte Prokuroria”- tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?