Unioni i Gazetarëve reagon për militantët e PS:  Mos fyeni mediat. Do përballen me reagime të stuhishme

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar sot për incidentin e ndodhur mes militantëve që mbështesin Saimir Tahirin dhe gazetarëve që intervistonin sot ish-ministrin para Kuvendit. UGSh kërkon nga partitë dhe zyrtarë që të mos lejojnë përsëritjen e akteve të tilla, ndryshe do të përballen me reagime të stuhishme të komunitetit të gazetarëve.

DEKLARATA E UGSH

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon fyrjet dhe kercenimet e individeve te turmes se mbledhur para selise se Kryesise se Kuvendit, ne pritje te seances se Komisionit te Imuniteteve dhe Mandateve Parlamentare, diten e sotme, e shtune 21 tetor 2017. Gjate daljes se ish ministrit te Brendshem nga kjo seance, dhe perballja e tij me gazetaret e interesuar per raportimin e lajmit, nga turma e njerëzve lëshoheshin fjale fyese dhe kërcënime verbale si:. “Zhdukuni! Mbylle gojën! Gazetarë të qelbur! Ta marr për leckash!” dhe të tjera sharje si këto. Incidente te tilla me gazetaret jane te patolerueshme dhe perbejne shembuj flagrante te kercenimit te gazetarit te lire dhe misionit per fjalen e lire.

Swiss Digital Desktop Reklama

UGSH u ben apel politikaneve dhe drejtuesve te larte shteterore te ndalin çdo militant apo fans, pasi raste te tilla do te perballen me reagimet dhe levizjet e stuhishme te komunitetit te gazetareve te vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?