FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Universiteti i Elbasanit në rrjetin ndërkombëtar, kryebashkiaku Disha në Lublin: Hap historik edhe nga rektorja Fetahu

Një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë shqiptar është shënuar në Lublin të Polonisë, ku universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit është bërë pjesë e Rrjetit Universitar të Iniciativës së Tre Deteve. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, i cili ka vlerësuar rolin e rektores Elvira Fetahu në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare të universitetit.

Sipas Dishës, anëtarësimi në këtë rrjet përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin akademik, duke hapur rrugë për shkëmbime studentore, projekte të përbashkëta kërkimore dhe partneritete të reja mes universiteteve europiane. Ky zhvillim konsiderohet një tjetër arritje për Universitetin e Elbasanit, duke e pozicionuar atë gjithnjë e më shumë në rrjetet ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

”Në Lublin! Rektorja Elvira Fetahu po e çon Universitetin e Elbasanit në një tjetër nivel ndërkombëtar, me anëtarësimin në Rrjetin Universitar të Iniciativës së Tre Deteve, një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin akademik, shkëmbimet studentore dhe projektet ndërkombëtare. Kënaqësi takimi me rektorin e John Paul II Catholic University of Lublin, Prof. Dr. Mirosław Kalinowski, në kuadër të forcimit të lidhjeve universitare dhe partneriteteve mes institucioneve tona akademike”,-shkruan Disha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?