Urdhri i Psikologut, Treska: 10 ditë afat për regjistrimin, procedurat për aplikim

Znj. Treska, kush ka detyrimin për t’u regjistruar në Urdhrin e Psikologut?
Sipas ligjit të miratuar në maj “Për Urdhrin e Psikologut” kanë detyrim që të regjistrohen në Urdhrin e Psikologut të gjithë personat që kanë përfunduar 2 cikle studimi në “Psiko-logji”, që do të thotë Bachelor dhe Master në “Psi-kologji” ose ata që kanë një diplomë ekuivalente me Bachelor-in dhe Master-in, që është diploma e 4-vjeçarit në “Psikologji”. Kur them Master mbaj parasysh edhe masterin profesional dhe atë shkencor. Ka dhe një kategori të dytë të personave që duhet të regjistrohen, që janë ata individë që kanë mbaruar 2 cikle studimi në Psikologji, por jo Bachelor, që do të thotë se ka mbaruar Masterin dhe Doktoraturën po në Psikologji, por këta persona duhet të kenë 5 vjet përvojë pune në ushtrimin e profesionit të psikologut.
Çfarë dokumentesh duhet të paraqitin për t’u regjistruar?
Të gjithë personat që bëjnë pjesë në grupin e parë duhet të paraqesin fotokopje të diplomës së Bachelorit dhe Masterit ose të di-plomës së ciklit 4-vjeçar, një fotokopje të kartës së identitetit, një dëshmi penaliteti që nuk është i dënuar më parë dhe një deklaratë që shkarkohet nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky është një dokument ku çdo person që regjistrohet pra-në Urdhrit të Psikologut deklaron se do të zbatojë të gjitha ligjet në fuqi. Kategoria e dytë (me 2 cikle studimi + 5 vjet përvojë pune), përveç këtyre 2 dokumenteve duhet që të dorëzojë dhe vërtetimin e punës, pra të vërtetojnë që kanë 5 vjet përvojë pune si psikologë.
Ku bëhet dorëzimi i dokumentacionit?
Të gjithë dokumentet dorëzohen deri në datën 30 dhjetor në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ka një zyrë që është hapur vetëm për dorëzimin e dokumenteve dhe funksionon që në orët e para të mëngjesit deri në 16:00.
Çfarë ndodh në rast se psikologët nuk regjistrohen në “Urdhër”?
Nëse nuk regjistrohesh te Asambleja e Parë nuk ka problem, ndonëse është kënaqësi dhe detyrim të regjistrohesh sepse ti bëhesh pjesë e Urdhrit të Psikologut dhe pas një periudhe kohe do të licencohesh për të ushtruar profesionin. Për ata që nuk regjistrohen në Asamblenë e Parë, regjistrimet do të jenë të hapura. Domethënë pasi ngrihet Urdhri i Psikologut dhe zgjidhen organet drejtuese, do të ketë përsëri regjistrime për individët që përfundojnë studimet më tej.
Licencimi do të jetë kusht për ushtrimin e profesionit, sikurse ndodh me urdhrat e tjerë profesionalë?
Do të jetë një nga kriteret për të ushtruar profesionin çka do të thotë se pa u regjistruar në Urdhër nuk e ushtron dot profesionin e psikologut.
Regjistrimi është me pagesë?
Regjistrimi është pa pagesë. Të gjithë dokumentet janë fotokopje, që do të thotë se askush nuk shpenzon asgjë nga ana financiare për t’u regjistruar në Urdhër. Kjo ka qenë dhe një nga politikat e MMSR-së, që dokumentet të mos jenë të noterizuara, në mënyrë që të mos shpenzojnë.
Sa mendohet të jetë numri i përgjithshëm i psikologëve në rang vendi?
Ende nuk ka një statistikë zyrtare se sa është numri i psikologëve që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Mendohet që mund të jenë 3000-4000 psikologë që kanë dalë nga universitetet publike dhe jopublike, por nuk janë ende të zyrtarizuar.
Çfarë do të arrihet me ngritjen e Urdhrit të Psikologut?
Me ngritjen e Urdhrit do kemi institucionalizimin e profesionit të psikologut. Ai do të rregullohet ligjërisht dhe do të veprohet në mënyrë ligjore. Më përpara nuk kemi pasur një ligj për këtë profesion: s’kishte kush të supervizonte profesionin, kush të shikonte anën etike të psikologut. Pra që në vitin 2000, kur kanë dalë psi-kologët e parë kjo nuk ka funksionuar, kështu që do të ngrihet institucioni, do të vendosen kriteret, do ngrihen komisione për etikën dhe për vlerësimin në mënyrë që të rritet standardi i punës së psikologëve. Ndaj unë iu bëj thirrje të gjithëve të sjellin dokumentacionin, në mënyrë që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e asamblesë së parë.

/ GSh

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?