Ushtarët elitë në Shqipëri, ja çfarë është shtabi i forcave operacionale amerikane

Në Shqipëri do të vendoset një shtab i bazës të Forcave të Operacioneve Speciale amerikane. Ata janë trupat elitë të ushtrisë amerikanë, të cilat janë pararojë e çdo ndërhyrje ushtarake të mundshme. Aftësitë e tyre taktike në terren janë nga toka, ajri dhe deti.

Krijimi i shtabit të të Komandës së Operacioneve Speciale, do të shërbejë si një pikë qendrore për ndërveprimin e forcave speciale të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të rrisë profilin e Shqipërisë dhe të Forcave Speciale në rajon si dhe do të zgjerojë njohuritë dhe nivelin e ekspertizës së Forcave Speciale Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është zgjedhur vendi ynë pasi vendndodhja gjeografike e vendit tonë redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së sigurojnë një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon, duke rritur kështu stabilitetin rajonal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?