Vala e të nxehtit godet Groenlandën, shkrijnë mbi 9 miliardë tonë akull

Mbuloja e bardhë akullnajore e Groenlandës ka pësuar një shkëputje masive të akullit për shkak të shkrirjes. Sasia e akullit të shkrirë në një ditë të vetme ishte e mjaftueshme për të mbuluar Floridën në 5 centimetra ujë.

 

Që prej 27 Korrikut, 9.37 miliardë tonë akull kanë shkrirë në ditë nga sipërfaqja e ngrirë, dy herë më tepër se sa sasia normale gjatë ditëve të Verës. Shkrija është shkaktuar nga rritja e papritur e temperaturave që aktualisht në Groenlandë shënojnë 20 gradë Celsius, një dyfishim nga mesatarja verore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e larta të 28 Korrikut shkaktuan humbjen më të madhe të akullit brenda një dite që nga viti 1950 duke e bërë ditën e tretë në historikun e vendit që shënon shifrat shqetësuese. Shkrirja vjetore e akullit në Groenlandë filloi në 1990, por nivelet janë katërfishuar pas viteve 2000.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?