Vasili: Me PD-në kemi sinkronizim të natyrshëm për 25 prillin

Si do të jetë opozita në Kuvend? Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se pa u zgjidhur 25 prilli nuk zgjidhet asnjë nga këto të tjerat.

”Pasi, në këtë mënyrë, ilegjitimiteti i atyre që grabitën 25 prillin, do të bënte të ndërtohej një ilegjitimitet i ri dhe pa zbardhur këtë çështje, do të thotë që kriminelët e votave të ulen në krye të tavolinës. Zbardhja e 25 prillit do të bënte që Parlamenti të hynte në shinat e ligjshmërisë”, theksoi Vasili për ”A2cnn”.

Sipas Vasilit, PD dhe LSI nuk kanë diferencë në lidhje me këtë aspekt. ”Nuk shoh asnjë diferencë. PD dhe LSI e kanë përcaktuar 25 prillin si masakër zgjedhore, si zgjedhjet më të këqija të pluralizmit, kështu që sinkronizimi është i natyrshëm, nuk ka nevojë të ndërtohet”.

SHKARKO APP