Vasili: Pas 2 javësh tjetër skandal, paratë e drogës u dërguan jashtë

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë të fortë i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv.

Kreu u deputetëve të LSI ka deklaruar se pas dy javësh do zbardhen ngjarje të reja në vijim të hetimeve për trafikun e drogës dhe korrupsionin në vend. Vasili foli për transferta parash jashtë vendit. Sipas tij, shumat janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni.

“Do ketë ngjarje të reja pas dy javësh. Të lidhura me krimin dhe trafiqet, bëhet fjalë për para të transportuara. Para të cilat kanë lëvizur jashtë Shqipërisë, të cilat janë të gjitha para jo të pastra, janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni”, u shpreh Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Do shkoni drejt dorëzimit të mandateve, siç edhe është folur?
Jo, nuk do dorëzojmë asnjë mandat. Ato mandate na i kanë dhënë qytetarët dhe jo kjo maxhorancë. Një hetim që nis nga një hetim i gjerë ndërkombëtar, tregon nyjat e krimit, ku të gjithë janë bërë pis.
Vijon…

VIDEO/Emisioni 5 Pyetjet nga Babaramo, i ftuar në studio Petrit Vasili (pjesa e parë)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?