Vasili: Rama tallet me mijëra të vdekur në Itali dhe çon pompistin për “mjek”

Qazim Ismaili

Qazim Ismaili është një prej 30 personave të ekipit mjekësor që u dërgua nga Edi Rama në Itali për të ndihmuar në përballimin e situatës së koronavirusit. Ismaili ka një diplomë kursi për fizioterapi, por prej shumë vitesh punon si pompist në një pikë karburanti.
Një fakt i tillë është cilësuar si një skandal dhe mungesë serioziteti nga ana e qeverisë “Rama”. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se dërgimi i personave jo kompetentë është tallje e ulët e kryeministrit Edi Rama me fatkeqësinë që ka ndodhur në Itali. “Edi Rama tallet me mijëra te vdekur në Itali dhe çon pompistin për “mjek”. Se mos pandeh ky sharlatani, që kemi kryeministër se do ja hedhë duke kërkuar falje, që u tall edhe me shqiptarët edhe me Italinë duke çuar pompistin për mjek.

Ik Edi Rama se je vulgar dhe i paturp. Po si mundet të tallesh poshtërsisht dhe tu çosh italianëve, qe po vdesin me mijëra, pompistin për mjek. Po si mundet të tallesh ligësisht me shqiptarët dhe zemrën e tyre të madhe dhe ti nxjerrësh mashtruesa duke çuar pompistin për mjek”,- shprehet Vasili në një reagim të ashpër në Facebook.

Nënkryetari i LSI-së thotë se ky nuk është mashtrimi i vetëm i Edi Ramës. Ai sjellë në vëmendje dhe manipulimin e kryeministrit me videon e dhunës së policisë në Algjeri, të cilën e prezantoi si masë anti koronavirus në Spanjë. “Nxore Algjerinë për Spanjë dhe na turpërove të gjithëve si mashtrues që je dhe del e kërkon falje. Dole në TV u the shqiptarëve si të kërkojnë leje për të dale nga shtëpia me aparatura dizaster dhe prapë dole e kërkove falje. Ik mashtrues ik se na e shpife. Ik mor se edhe njeriu më i thjeshtë ka respekt për veten, por ti s’ke as një miligram Amor Proprio”,- deklaron Petrit Vasili.

Vet Qazim Ismaili pranon se ka qenë pompist në një karburant, prej pesë vitesh. I kontaktuar përmes Whatsappit, Qazim Ismaili, pranon se ka punuar pompist për 5 vite pranë një karburanti në Vorë. Ai thotë se ka patur eksperienca pune si vullnetar në qendra private, por kurrë si infermier i licensuar, pasi siç tregon edhe vetë, licensën e ka marrë në vitin 2017. “Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017”-tregon Ismailit.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me rastin e Qazim Ismailit, infermierit që iu bashkua grupit të 30 mjekëve në Itali. UISH shprehet për “FaxNews” se “Ismaili nuk e ka ushtruar kurrë profesionin e tij”.

“Qazim Ismaili është një nga 6000 infermierët e diplomuar. Nuk ka patur mundësi që ta ushtrojë profesionin e tij. Qazim Ismaili u diplomua dhe licensua në vitin 2017. Ismaili aplikoi në portal për infermier vullnetar drejt Italisë. Ai është nisur me grupin prej 30 mjekëve e infermierëve që shkuan drejt Italisë, për të ndohmuar në luftën ndaj Coivd-19,”– shprehet UISH ndër të tjera.

https://arkiva.kohajone.com/rama-dergoi-pompistin-si-mjek-ne-itali-flet-pergjegjesi-i-karburantit-qazimi-ishte-ne-pune-deri-para-dy-ditesh/

SHKARKO APP