Vasili: Testim për COVID-19 jo, ndërsa check up po, çfarë turpi!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar strategjinë e Edi Ramës për përballjen me pandeminë e koronavirusit. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se qytetarëve po u mohohen analizat për koronavirusin, ndërkohë që po lejohen analizat për check up.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Shqiperia me urdher te Edi Rames ju ben shqiptareve CHECK UP per te zbuluar gjoja sipas tij semundjet. Askush ne Europe nuk ben CHECK UP-in, e megjithate Edi Rama e ben!!
Edi Rama shpenzon miliarda leke per CHECK UP-in krejt te panevojshem, pa asnje vlere dhe qe nuk ja kerkon kush.
Organizata Boterore e Shendetesise kerkon testim testim testim per COVID- 19 ndersa Edi Rama nuk e ben.
Te gjithe vendet europiane me te zhvilluar e bejne testimin dhe pranojne ate qe OBSH kerkon, sepse vetem testimi ndan te infektuarit nga ata qe nuk jane te infektuar, duke lejuar kontrollin dhe pengimin e perhapjes se pandemise.
Ndersa Testimin e gjere per Pandemine nuk e ben Edi Rama, ndonese kerkohet boterisht, si mjeti qe zbardh te verteten e infektimit me Koronavirus.
Perse nuk e ben testimin e gjere per Pandemine Edi Rama? Edi Rama nuk e ben testimin qe te fshehe te verteten per infektimin nga Coronavirusi. Nuk e ben testimin qe te fshehe manaxhimin mizerabel, pa asnje logjike shkencore, abuziv dhe demsjelles per qytetaret.
Nuk e ben testimin se kerkon te justifikoje kufizimet idiote dhe me skema antiepidemiologjike te levizjes se qytetareve, Keto kufizime pa asnje logjike krijonin grumbullimin e qytetareve i rrezikonin ata ne vend qe ti mbronin, sepse krijon pikun e levizjes se qytetateve per disa ore duke bere realisht zero cdo efekt pozitiv, qe mund te kishte izolimi ne shtepi.
Nuk e ben testimin per te fshehur te gjithe nenvleftesimin me arrogance qe i beri Pandemise dhe mosmarrjen e asnje mase parandaluese, per mosblerjen e testeve, mosblerjen e veshjeve mbrojtese dhe per mosperfshirjen e mjekut te familjes.
Miliardat korruptive per CHECK UP-in nuk kursehen ndersa per COVID-19 kursehen ne menyren me te keqe duke rrezikuar jeten e qindra mijra qytetareve.
Kjo meriton vetem nje fjale : T U R P!