Vdekja e bashkëshortes së Alban Hoxhës, flet babai i Dorianës: Dënimi nuk mund të zbusë dhimbjen time

“Dënimi tyre duhet të jetë shembullor. Ai dënim nuk mund të zbusë dhimbjen time, por besoj dhe shpresoj se do të shërbejë që prindër të tjerë të mos vuajnë si unë dhe familjarët e mi.”

Me këto fjalë Enver Haka, babai i Doriana Hakës, 25 – vjeçares që ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014 pak ditë pasi solli në jetë një fëmijë, insiston në deklarimin e fajshëm të dy mjekëve të vënë nën akuzë për ngjarjen.

Dy mjekët e akuzuar për mjekim të pakujdesshëm ndaj Hakës, bashkëshortes së futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha, janë kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja e babait të Hakës vjen sot ku Gjykata e Tiranës pritet të shpallë vendimin përfundimtar të procesit gjyqësor ku ata kanë qenë të pandehur./Panorama/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?