Vdekja e punëtorit të mirëmbajtjes/ Në pranga përgjegjësi i firmës

Sa i takon ngjarjes së rëndë shënuar një ditë më parë ku humbi jetën një nga punëtorët e mirëmbajtjes, në pranga ka rënë një shtetas.

Portali “Albeu” raporton se është arrestuar shtetasi A. Ndregjoni, me detyrë përgjegjës i objektit të firmës. Sakaq, u proceduan në gjëndje të lirë edhe dy persona.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F.D., 64 vjeç, drejtues teknik i firmës dhe XH.N., 47 vjeç, i cili është pronar i firmës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë këtu faktin se punëtori i mirëmbajtjes së rrugëve u aksidentua për vdekje teksa po punonte në autostradën Tiranë–Durrës. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 10:35, në afërsi të mbikalimit të Kasharit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?