“Vdekje grekëve”/ Kush është shqiptari i kërkuar, që dogji flamurin grek në mes të Athinës

Quhet Skerdi Berti Avduli dhe është person në kërkim në Greqi, pasi akuzohet se i vuri flakën në mes të Athinës flamurit grek, duke lëshuar parulla e thirrje kundër vendit fqinj, si ajo “Vdekje grekëve”.

Ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor, ku i riu në fjalë, i maskuar e në shoqërinë e personave të tjerë dogji publikisht flamurin grek.

Skena, u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, me thirrjet “Vdekje Greqisë!”. Lajmi mori dhenë në mediat greke, ndërkohë që autoritetet e cilësuan provokim të pastër dhe i riu akuzohet për “nxitje të urrejtjes etnike”, raporton Panorama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave greke, aktualisht profili i Skerdi Avdulit në rrjetin social “Facebook” rezulton i mbyllur, kurse mbi 33.235 persona rezultojnë se e kanë pasur këtë pjesë të bisedave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për kapjen e të riut shqiptar, që mësohet se jeton në Athinë janë angazhuar jo vetëm dhjetëra forca policie, por edhe ato të shërbimeve inteligjente greke, të cilat ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Ai akuzohet për shfaqje ekstremizimi mes komunitetit të shqiptarëve në Greqi, madje disa nga mediat greke shkruajnë se të tilla skena pasojnë deklaratat e forta të kryeministrit, Edi Rama në adresë të Athinës zyrtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?