Vdes e aksidentuara e Kukësit
Fatkeqësisht 29 vjeçarja nga Mirdita Stela Gjoka nuk ka mundur t’i shpëtojë dëmtimeve të marra dhe ka ndërruar jetë disa orë më pas në spitalin e Kukësit.
Policia ka njoftuar pak minuta më parë mbi vdekjen e të resë e cila ishte dhe drejtuesja e mjetit Volksëagen, që u përplas në orët e pasdites së kësaj të diele.
Informacioni i policisë i disa orëve më parë:
Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

