Vdes nga mbidoza 18 vjeçari. Arrestohet shpërndarësi shqiptar
Një 18 vjeçar ka gjetur vdekjen nga një mbidozë kokaine. Viktima quhet Elias Ghouiza dhe Prokuroria e Arezzos, Itali, ka nisur hetimet për vdekjen e tij.
Në celularin e tij janë gjetur disa kontakte për të cilët kanë nisur përgjimet nga karabinierët.
Një 21-vjeçar shqiptar, me iniciale F.R., është ndaluar si i dyshuar për shpërndarje droge që ka shërbyer si shkak për vdekjen e 18-vjeçarit. Për të po mblidhen provat për shitjen e dozës vdekjeprurëse.
21 vjeçari shqiptar rezulton si shitës droge prej një kohe të gjatë dhe gjatë arrestimit iu gjetën dy doza kokaine dhe 800 euro.

