Veliaj: 5 mijë pallatet e Tiranës, të gjithë me administrator

Asnjë pallat në Tiranë nuk do të jetë pa administrator. Kështu ka theksuar sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili u shpreh se do të krijohen rreth 5000 mijë vende të reja pune.

Këtu bëhet fjalë për administratorët e pallateve, duke qenë se në kryeqytet janë rreth 5 mijë pallate.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë një takimi me administratorët e pallateve, ku tha se edhe inspektorët e Bashkisë do të angazhohen që të informojnë qytetarët për këtë nismë.  

Swiss Digital Desktop Reklama

”5 mijë pallate në kryeqytet do të kenë administratorin e tyre përkatës. Do krijohet mundësia për t’u punësuar 5000 mijë persona. Për këtë projekt do të njoftoheni edhe nga punonjësit e bashkisë të cilës do shkojnë në çdo pallat ku do informojnë banorët’’, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?