Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes boksierit Kristian Prenga: Privilegj i madh ta kishim Kupën e Botës edhe në Tiranë

Boksieri shqiptar Kristian Prenga, i cili u shpall kampion bote, duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan, Samuel Crossed, ka marrë Medalje Mirënjohjeje në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj i dha boksierit Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot, që një shok, vëlla, mik, Kristian Prenga kthehet në Tiranë si kampion bote! Të jam shumë mirënjohës për punën që ke bërë. Ndonjëherë, ne investohemi kaq shumë në promocion të qytetit, të vendit, në ambasada, në diplomaci, në marketing, por shpesh herë harrojmë se marketingu më i mirë janë historitë njerëzore të çunave e gocave që janë rritur me vështirësi, në familje të mëdha, në periferitë e vendit tonë, ama ia kanë dalë me sukses, fillimisht në vend, pastaj në Europë, tani në Kanada, e më së fundmi në Amerikë. Ti e ke nisur nga Oroshi dhe sot je kampion bote. Jam vërtet shumë krenar për ty! Je frymëzim për djemtë e vajzat në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë Shqipërisë. Shpresoj shumë që të vazhdosh të mbetesh fillimisht një çun i mirë, më pas edhe një sportist i mirë,” u shpreh Veliaj.

Prenga u shpreh se në vjeshtë ka planifikuar ndeshjen e radhës në Shqipëri.

Ndeshja e radhës do jetë në New York, besoj nga muaji korrik dhe kam planifikuar për ndeshje në Shqipëri. Nuk kam ndonjë datë të saktë, por shumë shpejt do ju bëj me dije dhe shpresoj t’ju bëj krenar të gjithëve”, tha ai.

SHKARKO APP