Veliaj i jep Withersit Çelësin e Tiranës: Je njëri prej nesh

 

John Withers, ish-ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, është nderuar nga kryebashkiaku Erjon Veliaj me çmimin e Çelësit të Tiranës, duke e konsideruar ambasadorin si njërin prej nesh dhe jo thjesht si një përfaqësues i SHBA-ve.

“Shumë shqiptarë e ndjenin Xhonin si një nga ne, jo thjesht si një përfaqësues i një vendi mik, por si një njeri që i përjetonte problemet e shqiptarëve si të tijat.. një njeri i cili punoi për demokratizimin e vendit më shumë se disa nga ne. Lista e gjërave për të cilat duhet tët falenderoj është shumë e gjatë. Ju keni qenë përherë një kundërshtar i fortë i korrupsionit në Shqipëri.”, – tha Veliaj.

“Ndihem shumë mirë që shumë miq shqiptarë kanë ardhur në këtë ceremoni. Është një nder marrja e çelësit të këtij qyteti kaq të dashur për mua. Në vitin 1913 Faik Konica po kthehej në Tiranë pas disa vitesh jashtë vendit. Hodhi sytë nga dritarja dhe shkoi këto fjalë: U preka nga bukuria e papërshkrueshme e maleve që rrethonin Tiranën, mali i Dajtit qëndronte madhështor në njërin krah dhe në krahun tjetër Petrela. Dhe malet e Krujës dhe vargjet e tjera kodrinor ngriheshin në krahun tjetër me majat dhe pyjet e tyre.

Edhe unë jam kthyer sot në Tiranë, edhe unë jam prekur e prekem nga bukuria e maleve të saj, nga dinamizmi i rrugëve të saj, nga mikpritja e ngrohtë e qytetarëve të saj”, –  tha ish-ambasadori.

Teksa gjeti rastin që të bënte dhe disa batuta për arsyet se përse ai vjen në Tiranë.

“Në kuptimin tradicional ky çelës do më jepte lirinë të hyj në këtë qytet sa herë dëshiroja, por në kuptimin vetjak më lejon të kthehem në Tiranë e në Shqipëri. Më lejon të ulem, të vi të pi një kafe, ndoshta edhe 1 apo dy gota raki, të ulem të ndaj kohë me miqtë e vjetër dhe kjo është e paçmueshme për mua. I dashur miku im Eri, do përpiqem ta mbaj me nder këtë çmim të lartë! Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”, – tha Withers.

 

SHKARKO APP