Veliaj: “Për këtë fundvit dhuroni libra, paja më e mirë për fëmijët”(FOTO)

Rikthehet vëmendja ndaj bibliotekave të lagjeve. Sot 6 nga bibiliotekat e lagjeve në kryeqytet kanë tërhequr 200 tituj të rinj. Kjo dhuratë vjen pas një programi të dedikuar për bibliotekat të filluar nga ana e ministirë së Kulturës një vit më parë. Në kohën e teknologjisë ku thuajse çdo qytetar ka në duart e tij një kompjuter apo celular, kërkesa për të lexuar libra sërish nuk është zhdukur.

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës vunë sot në zbatim projektin e rijetëzimit të bibliotekave të lagjeve, ku paralalelisht me rikonstruksionin, janë pasuruar edhe me tituj të rinj librash. Sot u bë dhurimi i librave për 6 bibliotekat e para, të cilat kanë përfituar nga 200 tituj secila.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Bibliotekës Nr.9 në Njësinë 7, mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe lexues, kryesisht të rinj. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj falenderoi Ministrinë e Kulturës për mundësimin e librave, si dhe theksoi se ky është investimi më i mirë që bëhet për të ardhmen e shoqërisë dhe sidomos të të rinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithmonë kemi një pyetje: Cilat janë kombet që ecin përpara, kombet që kanë apo ato që dinë? Sa herë bëhet kjo pyetje, historia përgjigjet vetëm në një mënyrë: Përpara ecin kombet që dinë, jo kombet që kanë. Ajo që ke mbaron një ditë; dija është diçka që nuk mbaron, që mund të përdoret sa herë të duash dhe nuk ta merr dot dikush. Është inkurajuese që në këtë bibliotekë kemi 750 frekuentues të rregullt, por nuk mjafton”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se për të nxitur sa më shumë të rinjtë që të lexojnë dhe ta shohin librin si një mik të tyre, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë edhe nisma të tjera, që synojnë ndërgjegjësimin e tyre për të qenë më miqësorë me librin.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se do synojë që ky bashkëpunim i vendosur me Bashkinë e Tiranës të jetë një model për shtrirjen e projektit të rijetëzimit të bibliotekave në gjitha bashkitë.

“Kjo bibliotekë është edhe biblioteka e fëmijërisë time, biblioteka e lagjes 9, ku kam ardhur kur kam qenë e vogël dhe pothuajse e kisha harruar ekzistencën e saj. Madje, nuk e dija që ekzistonte përpara se të fillonim këtë punë bashkë me Erionin. Jam shumë e lumtur që e fillojmë programin e bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës me bibliotekën nr. 9, pikërisht për këtë arsye, ku bashkia është e angazhuar për rinovimin fizik të bibliotekave dhe ne morëm përsipër që këto biblioteka t’i furnizojmë me libra rregullisht, iniciativë që ka filluar me qytetin e Tiranës, edhe pse ka pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri, por do të vazhdojë çdo vit me të gjitha bibliotekat e tjera”, përfundoi Kumbaro.

veliaj-gjate-aktivitetit-per-rijetezimin-e-bibliotekave-te-lagjeve-1 veliaj-gjate-aktivitetit-per-rijetezimin-e-bibliotekave-te-lagjeve-4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?